Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, është takuar sot me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një postim në Twitter, Kosnett tha se mbesin të angazhuar që ta ndihmojnë qeverinë e re për të qenë të suksesshëm.
Po ashtu, ai bëri të ditur se diskutimet e sotme u fokusuan në investimet dhe shpërndarjen e energjisë.
“Sot u takuam me Albin Kurtin dhe ekipin e tij, si pjesë e një serie të diskutimeve mbi prioritetet e përbashkëta ShBA-Kosovë. Ne mbesim të angazhuar për të ndihmuar qeverinë e ardhshme për të qenë të suksesshëm dhe për të siguruar vendin e saj si një partner i barabartë në Evropë dhe brenda komunitetit ndërkombëtar. Diskutimet e sotme u fokusuan në investimet dhe shpërndarjen e energjisë, përfshirë edhe opsionet e ripërtërirjes dhe qëndrueshmërisë që do të nxis rritjen ekonomike të Kosovës në të ardhmen”, ka shkruar Kosnett./Gazeta Sinjali/