image Kosnett shprehet i gatshëm për bashkëpunim me ambasadorin e ri të SHBA-së në Beograd

Kosnett shprehet i gatshëm për bashkëpunim me ambasadorin e ri të SHBA-së në Beograd

news image

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett ka mirëpritur ambasadorin e ri të SHBA-së në Beograd, Anthony Godfrey.

Përmes një postimi në Twitter, Kosnett ka thënë se mezi pret të bashkpunojë me Ambasadën e SHBA-së në Beograd.

“Kam nderin të mirëpres mikun tim Anthony Godfrey, ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara në Serbi, përsëri në Ballkan.

Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me Ambasadën e SHBA-së në Beograd në ndjekje të paqes, drejtësisë dhe mirëqenies në rajon”, ka shkruar Kosnett./Gazeta Sinjali/