image Kosnett: SHBA nuk inkurajon rishikimin e kufijve Kosovë-Serbi

Kosovë

Deklarata/ Kosnett: SHBA nuk inkurajon rishikimin e kufijve Kosovë-Serbi

news image

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett ka thënë se Uashingtoni zyrtar asnjëherë s’ka inkurajuar ndonjë ide për ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Këto deklarime Kosnett i ka bërë në një intervistë për “Jeta në Kosovë”, ku ka folur edhe për çështjen e përmbylljes së fazës finale të dialogut Prishtinë-Beograd.

“Qeveria amerikane kurrë nuk ka inkurajuar në mënyrë aktive një rishikim të kufijve apo siç e kanë quajtur disa, ndarje”, ka thënë Kosnett.

Tutje diplomati amerikan ka thënë se nëse Kosova dhe Serbia duan një marrëveshje paqeje atëherë duhet të ulën në tavolinë për të biseduar.

“Nëse doni marrëveshje të paqes, ju duhet të uleni dhe të flisni me kundërshtarin tuaj”, ka shtuar ndër të tjera ambasadori amerikan.