Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett.
Kosnett e ka uruar Hotin për pozitën, derisa ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbeten mbështetësit kryesor në vazhdimin e forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Edhe Hoti ka falenderuar ambasadorin amerikan për përkrahjen e vazhdueshme duke theksuar se SHBA-të janë një partner i fuqishëm dhe miku më i madh i Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit. /Gazeta Sinjali/