image Kosnett: SHBA dhe Kosova do të forcojnë partneritetin për të luftuar terrorizmin

Kosovë

Kosnett: SHBA dhe Kosova do të forcojnë partneritetin për të luftuar terrorizmin

news image

Në kujtim të viktimave të 19 të vjetorit të sulmit terrorist në New York, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, kanë vendosur kurora me lule te pllaka përkujtimore e 11 Shtatorit.

Kryeparlamentarja Osmani tha se kjo ngjarje zgjoi ndërgjegjen e botës në luftimin e terrorizmit dhe se Kosova do të qëndrojë afër SHBA-së për të luftuar këto dukuri.

Ndërsa, ambasadori Kosnett tha se SHBA-të dhe Kosova do të forcojnë partneritetin për të luftuar terrorizmin dhe fenomenet e këqija. /Gazeta Sinjali/