Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka kritikuar qasjen e Qeverisë së kaluar për udhëtimet jashtë vendit.
Kosnett përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Twitter, duke iu referuar Zyrës Kombëtare të Auditimit për udhëtimet jashtë vendit të zyrtarëve qeveritarë, ka thënë se donatorët janë zotuar për të mos i financuar këto udhëtime, pasi thotë se strategjia dhe sesionet e punës mund të mbahen edhe në Kosovë.
“Zyra Kombëtare e Auditimit paralajmëron se udhëtimet e qeverisë së Kosovës janë të panevojshme dhe të kota. Donatorët janë zotuar të mos e financojnë udhëtimin kur puna, si strategjia dhe seancat e shkrimit mund të bëhen lehtësisht në Kosovë. A do të angazhohet për të njëjtën gjë edhe qeveria e re?”, ka shkruar ai në Twitter./Gazeta Sinjali/