image Kosnett: Presidenti i ardhshëm i Kosovës të jetë rezultat i marrëveshjes dhe jo nga “zarfi”

Politikë

Kosnett: Presidenti i ardhshëm i Kosovës të jetë rezultat i marrëveshjes dhe jo nga “zarfi”

news image

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, tha se presidenti i ardhshëm i Republikës së Kosovës nuk duhet assesi të jetë një president nga “zarfi”, por, sipas tij, duhet të jetë rezultat i marrëveshjes ndërpartiake, shkruan Gazeta Sinjali.

Kosnett tha se as ai dhe asnjë koleg i tij nuk kanë interesim të merren me problemin e postit të presidentit.

“Zero gjasa, nuk është puna ime, nuk kam as interesin më të skajshëm për të nxitur partitë për ndonjë president të caktuar dhe nuk mendoj që dikush nga kolegët e mi është i interesuar për ta bërë këtë. Gjithashtu nuk mendoj që do të funksiononte, sepse jemi në vitin 2020, ideja që kosovarët dhe prijësit e tyre t’u përmbahen instruksioneve nga jashtë verbërisht”, tha Kosnett në tv Dukagjini./Gazeta Sinjali/