image Kosnett përgëzon Gjykatën që vendosi për kompensimin e familjes së Diana Kastratit

Kosovë

Drejtësi/ Kosnett përgëzon Gjykatën që vendosi për kompensimin e familjes së Diana Kastratit

news image

Gjykata Themelore në Prizren, ka marrë vendim që shteti kosovar  t’ia paguajë 95 mijë euro familjes së Diana Kastratit, pasi që Gjykata Themelore në Prishtinë, e kishte neglizhuar rastin e vajzës së  tyre.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka shkruar në Twitter rreth këtij rasti, duke e lavdëruar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prizren.

“Gjykata Themelore në Prizren e bëri një hap të madh drejt forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë duke e shpallur shtetin përgjegjës lidhur me dështimin për ta mbrojtur një qytetar nga dhuna familjare. A mundet Kuvendi të shkojë edhe më tutje duke e miratuar një ligj për përgjegjësitë e shtetit?”, ka shkruar Kosnett.

Diana Kastrati ishte vrarë nga bashkëshorti i saj në vitin 2011 edhe pse disa herë radhazi kishte raportuar në organet e sigurisë në Kosovë, për rrezikun që i kanosej nga bashkëshorti i saj.

Diana Kastrati, 27 vjeçarja nga Prishtina, kishte kërkuar mbrojtje 24 orëshe nga policia e Kosovës dhe organet e drejtësisë, pas kërcënimeve me vrasje nga ish-bashkëshortit, Adnan Jashari, i cili është i dyshuar për vrasjen e saj para shtëpisë në vitin 2011. /Gazeta Sinjali/