image Kosnett për vjedhjen te Thesari: Qytetarët meritojnë një hetim serioz, njerëzit duhet të japin llogari për këto gabime

Kosovë

Kosnett për vjedhjen te Thesari: Qytetarët meritojnë një hetim serioz, njerëzit duhet të japin llogari për këto gabime

news image

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Philip Kosnett, rreth vjedhjes së 2 milionë eurove te Thesari i Shtetit, ka thënë se qytetarët e këtij vendi meritojnë hetim serioz që sa më shpejtë të zbardhet ky rast, transmeton Gazeta Sinjali.

Kosnett u shpreh se njerëzit duhet të japin llogari për gabimet e tyre.

“Do t’i shmangem rasteve specifike. Natyrisht, qytetarët e Republikës së Kosovës meritojnë ta kenë një hetim serioz. Njerëzit duhet të japin llogari për gabimet e tyre, gjithashtu këto gabime ndodhin kudo në organizata të tilla”, u shpreh ai.

Ndërsa, për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike që është vonuar katër muaj, Kosnett tha se qeveritarët duhet të vendosin qytetarët në radhë të parë dhe jo interesat e tyre politike.

“E para, mendoj që shumë parti në Kuvend duhet ta vendosin popullin apo publikun në të mirën e tyre dhe në vend të parë, kurse interesat e partisë së tyre në vend të dytë, mendoj që kemi parë kohëve të fundit kur partitë bashkohen kur ka çështje të rëndësishme dhe janë bërë bashkë për të miratuar ligjin dhe të gjejnë një kompromis.  Kjo bëhet kur populli i Kosovës iu tregon atyre se duhet të bëhen bashkë për popullin e jo për interesat e tyre”, theksoi ambasadori Kosnett. /Gazeta Sinjali/