image Kosnett për mediumin serb: Historia nuk fillon me Kurtin, Asociacioni duhet të themelohet

Politikë

Kosnett për mediumin serb: Historia nuk fillon me Kurtin, Asociacioni duhet të themelohet

news image

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Philip, Kosnett, ka deklaruar se Kosova ka detyrim të formojë Asociacionin i cili është nënshkruar në Bruksel dhe se historia nuk fillon me Qeverinë e Albin Kurtit, transmeton Sinjali.

“Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara me të vërtet besojnë se Kosova ka një detyrim për ta formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Historia nuk filloi në ditën kur u formua Qeveria e Kurtit dhe ne besojmë se vendet kanë detyrimin t’i respektojnë marrëveshjet dhe zotimet e bëra më parë.”

“Unë e di që disa njerëz kanë thënë që ne kemi bërë mjaft kompromise, i takon dikujt tjetër të bëjë kompromis. Nuk është një mënyrë shumë produktive për të ecur përpara”, ka deklaruar Kosnett në një interviste për mediumin serb RadioKontaktPlus.

Diplomati amerikan beson se nuk do të ketë shumë hapësirë ​​për përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nëse të dy palët nuk janë të gatshme për kompromis.

“Administrata Biden studioi me kujdes marrëveshjen e Washingtonit të nënshkruar nga Vuçiq dhe Hoti në Shtëpinë e Bardhë dhe arriti në përfundimin se këto janë gjëra që duam t’i shohim palët të vazhdojnë t’i përmbushin.”

“Ato pika rrisin tregtinë, investimet, shtojnë përpjekjet në luftën kundër terrorizmit. Ne presim që njerëzit të mos thonë, mirë, plani i Ahtisaarit nuk do të thotë asgjë më, sepse ka pasur një ndryshim në qeveri”, deklaroi Kosnett./Gazeta Sinjali/