image Kosnett pas vizitës në veri: Kosovarët mund të arrijnë paqe vetëm duke punuar së bashku - Sinjali

Kosnett pas vizitës në veri: Kosovarët mund të arrijnë paqe vetëm duke punuar së bashku

news image

Gazeta Sinjali dje raportoi se Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka shkuar për vizitë në veri të Kosovës.

E për këtë vizitë, ka shkruar sot vetë Kosnetti, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se kosovarët mund të arrijnë paqen që ju duhet vetëm duke punuar së bashku për të zgjidhur problemet e përbashkëta.

“Vizitë e produktive në Veriun e Mitrovicës për diskutime me liderët politikë, shoqërinë civile dhe mediet e pavarura. Kosovarët do ta marrin paqen që u nevojitet, drejtësinë që e meritojnë dhe mirëqenien që e fitojnë vetëm duke punuar së bashku për t’i zgjidhur problemet e përbashkëta”, ka shkruar Kosnett.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin