Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett, ka thënë se askush nuk duhet të jetë i liruar nga hetimi për korrupsion.
Këtë ai e ka bërë përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Twitter, shkruan Gazeta Sinjali.
“Lufta kundër korrupsionit është punë e çdo qytetari dhe askush nuk duhet të jetë i liruar nga hetimet për korrupsion. Nëse dyshoni se dikush i punësuar në ambasadë, prokurim ose programe, ne duam ta dimë. Thirrni në numrat +383 38 5959 5959 dhe vizitoni bit.ly/36dsFIS për detaje të tjera”, ka shkruar Kosnett në Twitter./Gazeta Sinjali/