image Kosnett: Marrëveshjet e Washingtonit duhet të respektohen, SHBA ka konstatuar se janë baza për të ecur përpara

Politikë

Kosnett: Marrëveshjet e Washingtonit duhet të respektohen, SHBA ka konstatuar se janë baza për të ecur përpara

news image

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, është shprehur se Marrëveshjet e Washingtonit mes Kosovës dhe Serbisë janë themeli për punën e mëtejme dhe se këto dy shtete duhet t’iu përmbahen atyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Ambasadori amerikan tha se administrata e presidentit Biden i ka përqafuar ato Marrëveshje të Washingtonit.

“Administrata e presidentit Biden i ka përqafuar marrëveshjet e Washingtonit, dhe ka ardhur në përfundim se besojmë që marrëveshjet e Washingtonit do të duhej të jenë themeli për punën tonë më tej, do të thotë, besojmë që Kosova dhe Serbia duhet t’iu përmbahen atyre zotimeve dhe të punojnë bashkërisht mbi marrëveshjet e arritura në Washington”, ka thënë Kosnett në rtv21.

Tutje, ai ka thënë se në zotime e Washingtonit ka pika me prioritet më të madh se të tjerat por që SHBA i mbështet ato.

“Ne i mbështesim zotimet e Washingtonit e dini se në to ka shumë pika të ndryshme disa ndoshta kanë prioritet më të madh se të tjerat dhe e dini që mund t’i shikoni dhe të thoni se disa tashmë janë përmbushur, disa tashmë janë realizuar, si vendosja e marrëdhënieve me Izraelin, në to kërkohet nga Kosova dhe Serbia që të ndërmarrin veprim kundër Hezbollahut, Kosova e ka bërë atë”, tha Kosnett.

/Gazeta Sinjali/