image Kosnett: Lidhjet mes Kosovës dhe SHBA-së janë të forta si guri

Politikë

Kosnett: Lidhjet mes Kosovës dhe SHBA-së janë të forta si guri

news image

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka folur për zhvillimet e fundit dhe më të rëndësishme në vend.

I pyetur se si e sheh takimin e 27 qershorit të përfaqësuesit për dialogun, Richard Grenell, së bashku me zyrtarët e Kosovës dhe Serbisë, Kosnett tha se ky është një takim me rëndësi për të dy shtetet.

“Unë mendoj që ky takim në Washington është një mundësi e rëndësishme për Kosovën, Serbinë dhe regjionin. Normalisht, ka shumë kureshtje se çfarë do të diskutojnë liderët, çfarë mund të jetë përfundimi. Dhe dua ta theksoj se qeveria ime ka folur për këtë që një kohë të gjatë – rreth dy vjet– ne mendojmë se është e rëndësishme të sjellim energji të re në procesin e diskutimeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe në veçanti jemi të fokusuar në çështjet që do të ndikojnë në jetët e përditshme të qytetarëve. Ne mendojmë që tregtia dhe zhvillimi ekonomik është i rëndësishëm për qytetarët e dy vendeve”, tha Kosnett në një intervistë për Telegrafin.

Ndërsa, sa i përket ndërrimit të dy qeverisjeve brenda pak kohe Kosnett tha se kjo gjë nuk është unike për Kosovën, sepse sipas tij probleme të tilla ka në çdo vend.

Megjithatë, sipas Kosnett politikanët e Kosovës duken më të fokusuar në politikë sesa në qeverisje dhe duken më të interesuar në sulmimin dhe ofendimin e njëri-tjetrit sesa në diskutimin e politikave.

Kosnett tha se qeveria e re e Kosovës është duke u përballur me një problem me të cilin po ballafaqohen të gjitha vendet e botës, e që sipas tij qytetarët e Kosovës duhet ta shtojnë më shumë kujdesin ndaj luftimit të koronavirusit.

Tutje ai tha se marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në janë të forta si guri dhe se shprehet i bindur se kjo marrëdhëniet e Kosova dhe SHBA-të do të mbetet partner i afërt në të ardhmen. /Gazeta Sinjali/