image Kosnett konfirmon presionin e shtuar nga SHBA-ja për heqjen e taksës
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Deklaratë/ Kosnett konfirmon presionin e shtuar nga SHBA-ja për heqjen e taksës

news image

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett sot u ka bërë të qartë edhe njëherë liderëve politikë se taksa ndaj produkteve serbe duhet të hiqet.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi të bërë nga ambasada amerikane në rrjetin social Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ambasadori Kosnett po vazhdon të takohet me përfaqësuesit e qeverisë së re, ndërsa sot  është takuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun. Ai është takuar me kryeministrin, kryeparlamentaren Osmani dhe zëvendëskryeministrat Hoti e Abazi si dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcën. Ai po takohet gjithashtu edhe me liderët e partive opozitare. Në të gjitha këto takime, si në takimet e rregullta me kryeministrin Kurti, ambasadori Kosnett ka folur për rëndësinë e marrëdhënieve të SHBA-së me Kosovës, me fokus në avancimi ne synimeve tona të ndërsjella për të siguruar paqen, drejtësinë dhe prosperitetin si dhe përfitimet ekonomike që vijnë duke eliminuar menjëherë tarifat”, thuhet në njoftimin e ambasadës në Facebook.

Ambassador Kosnett continues his ongoing meetings with representatives of the new government by meeting with Interior…

Posted by U.S. Embassy Pristina, Kosovo on Thursday, February 20, 2020

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vazhdimësi u kanë bërë thirrje liderëve politikë për të hequr taksën 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnje e Hercegovinës, teksa kanë thënë se janë kundër  reciprocitetit që është paralajmëruar nga Qeveria Kurti./Gazeta Sinjali/