Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett sot u ka bërë të qartë edhe njëherë liderëve politikë se taksa ndaj produkteve serbe duhet të hiqet.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi të bërë nga ambasada amerikane në rrjetin social Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.
“Ambasadori Kosnett po vazhdon të takohet me përfaqësuesit e qeverisë së re, ndërsa sot është takuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun. Ai është takuar me kryeministrin, kryeparlamentaren Osmani dhe zëvendëskryeministrat Hoti e Abazi si dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcën. Ai po takohet gjithashtu edhe me liderët e partive opozitare. Në të gjitha këto takime, si në takimet e rregullta me kryeministrin Kurti, ambasadori Kosnett ka folur për rëndësinë e marrëdhënieve të SHBA-së me Kosovës, me fokus në avancimi ne synimeve tona të ndërsjella për të siguruar paqen, drejtësinë dhe prosperitetin si dhe përfitimet ekonomike që vijnë duke eliminuar menjëherë tarifat”, thuhet në njoftimin e ambasadës në Facebook.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vazhdimësi u kanë bërë thirrje liderëve politikë për të hequr taksën 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnje e Hercegovinës, teksa kanë thënë se janë kundër reciprocitetit që është paralajmëruar nga Qeveria Kurti./Gazeta Sinjali/