image Kosnett kërkon nga fituesit e zgjedhjeve ta formojnë sa më shpejt Qeverinë

Politikë

Kosnett kërkon nga fituesit e zgjedhjeve ta formojnë sa më shpejt Qeverinë

news image

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, ka kërkuar që institucionet të formohen sa më shpejt dhe në mënyrë efikase.

Kosnett ka thënë se nuk ka hapësirë për vonesa duke qenë se qeveria e re ka përpara shumë sfida.

“Unë gjithashtu dua të përgëzoj popullin e Kosovës për zgjedhjet e fundit të suksesshme dhe paqësore. Populli edhe një herë ka folur. Unë i nxis partitë fituese të formojnë një qeveri shpejt dhe me efikasitet. Nuk ka kohë për vonesa kur qeveria e re përballet me kaq shumë sfida. Qytetarët e Kosovës meritojnë një qeveri efektive që përmbush mandatin e saj të plotë“, ka thënë Kosnett.

Ai para gjyqtarëve të rinj në Akademinë e Drejtësisë ka thënë se vendi ka nevojë për një gjyqësor që nuk i nënshtrohet presionit politik dhe se është thelbësore për të mbështetur shtetin ligjor.

“Ju, si gjykatës, jeni të pajisur me fuqinë për të zbatuar dhe gjykuar, por kjo duhet të bazohet në prova. Në punën tuaj, ju duhet të lini mënjanë çdo gjë që mund të shpërqendrojë ose heqë nga ndjekja e drejtësisë dhe sigurimi i një sistemi të drejtë për popullin e Kosovës”, ka thënë Kosnett.

/GazetaSinjali/