Ambasadori amerikan Philip Kosnett ka takuar ndaras Ramush Haradinajn e AAK-së dhe Enver Hoxhajn e PDK-së.
Kosnett tha se në takimet me liderët partiakë i ka inkurajuar ata që të veprojnë në mënyrë konstruktive dhe të bashkëpunojnë me qeverinë e ardhshme.
“U takova ndaras me liderin e AAK, Ramush Haradinaj dhe me liderin e PDK Enver Hoxhaj. I inkurajova ata që të veprojnë konstruktivisht në opozitë, të punojnë së bashku me qeverinë në qëllimet e përbashkëta dhe të vendosin nevojat e qytetarëve mbi ato partiake. Kosova e para. Politika e dyta”, ka shkruar Kosnett./Gazeta Sinjali/