image Kosnett: I lumtur për këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese

Kosovë

Deklarata/ Kosnett: I lumtur për këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese

news image

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, është shprehur i lumtur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për rastin ‘Drenica’.

Kosnett ka shkruar në Twitter se është i lumtur për ta parë vendimin të cilin e ka marrë Gjykata Kushtetuese për ta hedhur poshtë një ankesë që prek një çështje të madhe të krimeve të luftës, shkruan Gazeta Sinjali.

“I lumtur për të parë vendimin unanim të Gjykatës Kushtetuese që hedh poshtë ankesën që prek një çështje të madhe të krimeve të luftës – një shenjë e mirëpritur e institucioneve të pjekura gjyqësore dhe rezistuese ndaj kërcënimeve politike”, ka shkruar Kosnett.

Në vendimin e Kushtetutës thuhet se parashtruesit Zeqir Demaku, Jahir Demaku, Fadil Demaku, Nexhat Demaku, Isni Thaçi, Bashkim Demaj, Selman Demaj, Driton Demaj dhe Agim Dema kishin kërkuar nga Kushtetuesja vlerësim të aktgjykimit të Supremes me datë 26 shtator të vitit të kaluar, nga ku pretendonin se iu ishin shkelur të drejtat e garantuara sipas ligjit. /Gazeta Sinjali/