image Kosnett dënon gjuhën e ashpër mes politikanëve në Kosovë: Përqendrohuni te faktet, jo te fyerjet

Kosovë

Kosnett dënon gjuhën e ashpër mes politikanëve në Kosovë: Përqendrohuni te faktet, jo te fyerjet

news image

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka reaguar ndaj gjuhës së ashpër politike të përdorur ditëve të fundit në vendin tonë.

Ai u ka bërë thirrje politikanëve në Kosovë që të përqendrohen te faktet, jo te fyerjet, shkruan Gazeta Sinjali.

Me anë të një postimi në profilin zyrtar në Twitter, Kosnett ka thënë se kjo retorikë politike, shpesh dërgon në racizëm, seksizëm dhe homofobi.

Postimi i plotë:

Retorika politike në Kosovë – si në vendet e tjera – shpesh zbret në racizëm, seksizëm dhe homofobi. Kjo i bën më pak të respektuar ata që bëjnë sulme të tilla dhe ata që i tolerojnë. Drejtuesit kanë një përgjegjësi të dekurajojnë këtë shëmtinë. Përqendrohuni te faktet, jo te fyerjet. /GazetaSinjali/