image Kosnett: Amerika është me qytetarët e Kosovës

Kosovë

Kosnett: Amerika është me qytetarët e Kosovës

news image

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se qëllimi i dialogut Kosovë-Serbi është të arrihet një marrëveshje gjithpërfshirëse.

“Ta shohim si do të shkojë ky takim, qëllimi është të shohim një marrëveshje gjithpërfshirëse për të dyja palët, të ndërtojmë një të ardhme më të mirë. Edhe ne po synojmë që Serbia ta njeh pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Kosnett.

Ai ka shtuar se nuk mund të shpalosë detaje për rifillimin e dialogut.

“Ne e kemi të qartë se fokusi i dialogut mund të jetë ekonomia. Kam frikë se s’mund të ofrojë më shumë detaje mbi agjendën.”

Kosnett theksoi që SHBA nuk e ndjek idenë e shkëmbimit të territoreve, prandaj s’kanë pse të frikësohen qytetarët e Kosovës.

“Amerika është me qëndrimet e qytetarëve të Kosovës dhe ata s’duhet të kenë frikë, e kuptoj që është diçka e re, por po ecim drejt se ardhmes” ka deklaruar Kosnett në Klan Kosova. /GazetaSinjali/