image Koronavirusi, vetëkarantinohet kryetari i PE-së

Botë

Shëndetësi/ Koronavirusi, vetëkarantinohet kryetari i PE-së

news image

Masat e reja të qeverisë italiane zgjeruan zonën e mbrojtur në të gjithë territorin kombëtar ‘dhe për këtë arsye kam vendosur që të ushtroj funksionin tim nga shtëpia ime në Bruksel’, deklaroi kryetari i Parlamentit Evropian, italiani David Sassoli.

”Isha në Itali fundjavën e kaluar dhe, vetëm si masë paraprake dhe për të zbatuar masat e rekomanduara, vendosa të ushtroj funksionin tim si president nga shtëpia ime në Bruksel duke respektuar 14 ditët e kërkuara nga protokolli shëndetësor”, theksoi ai.

Presidenti Sassoli kujtoi se COVID-19 detyron të gjithë të jenë përgjegjës dhe të jenë të kujdesshëm.

”Është një moment delikat për të gjithë. Parlamenti vazhdon të punojë në mënyra të tjera, në ushtrimin e detyrave të tij. Asnjë virus nuk mund të bllokojë demokracinë”, theksoi ai. /Gazeta Sinjali/