image Koronavirusi prek edhe një familje mbretërore, vdes princesha

Botë

Pandemia/ Koronavirusi prek edhe një familje mbretërore, vdes princesha

news image

Princesha e Spanjës, Maria Teresa dje ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeç, pasi u testua pozitivisht me pandeminë COVID-19.

Lajmin për vdekjen e princeshës së familjes mbretërore Bourbon-Parma në Spanjë, e ka dhënë vëllai i saj i vogël, Princi Sixtus Henry i Bourbon-Parmas.

Ajo lindi në Paris, Francë në 28 korrik 1933 nga prindërit, Princi Xavier dhe Madeleine de Bourbon, të cilët kishin gjithsej gjashtë fëmijë. Mbretërorët janë anëtarë të Shtëpisë Bourbon-Parma e cila është një degë kadetare e familjes mbretërore spanjolle, e prejardhur nga dinastia franceze Capetiane.

Një degë kadetësh krijohet kur një anëtar i ri i një familje mbretërore, i cili nuk është trashëgimtari aktual, merr tokat dhe titujt e tij. Anëtarët e familjes dikur sundonin si Mbret i Etrurisë dhe si Duka i Parmas dhe Piacenzas, Guastallas dhe Lucca-s deri në vitin 1859./GazetaSinjali/