image Koronavirusi po përhapet shpejt, regjistrohen rastet e para edhe në dy shtete

Botë

Botë/ Koronavirusi po përhapet shpejt, regjistrohen rastet e para edhe në dy shtete

news image

Suedia dhe Rusia janë bërë sot vendet e fundit që regjistrojnë rastet e koronavirusit vrasës që po përhapet me shpejtësi në botë.

Zyrtarët shëndetësorë në Suedi konfirmuan se një pacient po kurohet në spitalin e qarkut Ryhov në Jönköping – 153 km në lindje të Gothenburg.

Ndërsa dy raste janë regjistruar edhe në Rusi. Të dy pacientët ndodhen në Siberi – dhe mendohet se janë larg 4,000 km nga vendi se ku ka shpërthyer koronavirusi.

Zhvillimi vjen pasi Gjermania njoftoi rastin e saj të gjashtë – një fëmijë në Mynih për të cilin raportohet të jetë në një gjendje të qëndrueshme.

Pothuajse 10,000 njerëz në të gjithë botën janë infektuar, ndërsa numri i vdekjeve është rritur në 213 ndërsa kriza vazhdon të përshkallëzohet.

Organizata Botërore e Shëndetit mbrëmë shpalli shpërthimin e përshkallëzuar një emergjencë globale shëndetësore./Gazeta Sinjali/