image Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Itali, bilanci i viktimave dhe i të infektuarve

Botë

Botë/ Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Itali, bilanci i viktimave dhe i të infektuarve

news image

Në provincën e Lodit në Itali, mjekët kanë vënë re pneumoni anormale që nga mesi i muajit janar. Por për këta pacientë nuk është menduar se mund të kenë qenë të infektuar me koronavirus; ata janë trajtuar me antibiotikët e zakonshëm.

Task forca e epidemiologëve dhe kërkuesve, e cila po punon për të kuptuar përse virusi pati në Itali një përhapje të tillë të rrufeshme, po del në përfundimet e para, dhe një prej tyre është se Covid 19 nuk ka mbërritur tani, por ka qenë aty prej javësh.

“ Ishim të bindur se ato pneumoni të çuditëshme ishin favorizuar nga i ftohti dhe mungesa e shirave, dhe i kuruam me antibiotikë sic veprohet zakonisht në raste të tilla”, tha për Repubblica.it mjeku Alberto Gandolfi. E ndërsa po tentohet të shihet sa bazë ka vërtet një teori e tillë, një hulumtim i kryer nga departamenti i shkencave Biomjekësore në Spitalin Sacco të Milanos, tregon se virusi në Kinë mund të ketë qarkulluar që nga mesi i tetorit dhe muaji nëntor. Bilanci i vdekjeve në vendin Itali është 29, ndërsa të prekurit mbi 1100.

Në Lombardi po kërkohet që shkollat të qëndrojnë të mbyllura edhe për 7 ditë të tjera, ndërsa ekspertët vërejnë se gati gjysma e të infektuarve, nuk kanë shenja klinike. Koronavirusi është ngjarje dite në Itali, ndaj kur një spikere e Tg5 në Itali u mbyt nga kolla gjatë edicionit të lajmeve
Si për ironi, spikerja në ato momente po informonte pikërisht mbi situatën që ka shkaktuar epidemia e koronavirusit, e cila e ka kthyer Italinë në vendin më të prekur të Europës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e rriti një ditë më parë kërcënimin nga koronavirusi në nivelin më të lartë, u tha se shumica e vendeve, në mos të gjitha duhet të përgatiten për shpërthim të epidemisë. Ndërkohë në Iran numri i viktimave ka shkuar mbi 210. Mes të prekurve janë edhe 4 deputete, njëri prej tyre thuhet se ka vdekur. Ndërsa vdekja e parë u shënua dje edhe në SHBA.

Një grua në Uashington ka vdekur nga koronavirusi. Nuk ka arsye për panik deklaroi presidenti Trump i cili doli para gazetarëve për të dhënë detaje. Gruaja në të 50-at, ishte një paciente me rrezik të lartë tha ai. Katër të tjerë mbeten në gjendje të rëndë. SHBA rrit gjendjen emergjencës dhe redukton fluturimet në Itali, Korenë e Jugut dhe Iran. /Gazeta Sinjali/