image Koronavirusi nuk ndalet në Itali, 812 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Botë

Botë/ Koronavirusi nuk ndalet në Itali, 812 viktima gjatë 24 orëve të fundit

news image

Italia ka kapërcyer 101 mijë raste pozitive me koronavirus ndërsa numri i viktimave është mbi 11 mijë.

Italia ka regjistruar sot 812 viktima gjatë 24 orëve të fundit.

Numri total i tyre ka arritur në 11 591, ndërsa numri i personave të infektuar është 101 739.

Janë regjistruar 4050 pacientë të infektuar më shumë se një ditë më parë.

Pacientë të shëruar janë 14 620 e janë 1590 pacientë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Në Lombardi numri i viktimave është 6818 dhe numri i pacientëve të infektaur është 42 161.

Në Lombardi shënohen 458 janë viktima më shumë se një ditë më parë

Pacientë të shtruar në terapi intensive janë 3981, e janë 75 pacientë më shumë se një ditë më parë.

27 795 janë pacientët që po kurohen në struktura spitalore e 43 752 në izolim shtëpiak.

Deri më sot Italia ka kryer 477 359 tampone. /Gazeta Sinjali/