image Koronavirusi nuk lë 'rehat' as burgjet, kaq të burgosur janë infektuar që nga fillimi i pandemisë

Siguri

Koronavirusi nuk lë ‘rehat’ as burgjet, kaq të burgosur janë infektuar që nga fillimi i pandemisë

news image

Pandemia e koronavirusit ka prekur shumë persona në Kosovë që nga fillimi e deri më tani, e madje shumë prej tyre edhe kanë ndërruar jetë.

Koronavirusi “rehat” nuk i ka lënë as burgjet e Kosovës, pasi atje ka pasur punonjës të Shërbimit Korrektues por edhe të burgosur që janë infektuar.

Në një përgjigje të dhënë për Gazetën Sinjali, nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, kanë bërë të ditur se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani 267 punonjës të tyre kanë qenë të infektuar dhe një ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani 267 punonjës të SHKK-së kanë qenë të infektuar me COVID–19, prej tyre vetëm 1 ka ndërruar jetë si pasojë e COVID -19”, thuhet në përgjigjen e ShKK-së.

Po ashtu, Shërbimi Korrektues ka bërë të ditur se rreth 50 të burgosur kanë qenë të infektuar kurse tre prej tyre kanë ndërruar jetë nga COVID-19.

Po ashtu, nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të burgosurve të infektuar me Covid-19 është 50, prej tyre  tre të burgosur kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid -19. Vlen të theksohet se aktualisht asnjë i burgosur nuk është i infektuar me Covid-19”, kanë thënë për Sinjalin nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Aktualisht në Kosovë janë 31,021 raste aktive me koronavirus kurse vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 mijë e 617 raste të reja. /GazetaSinjali/