Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar përmes Facebook-ut për masat më të fundit të ndërmarra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Sipas Ramës, do të bllokohet qarkullimi i mjeteve private dhe publike drejt dhe nga disa qytete, me përjashtim të ambulancave dhe mjeteve që transportojnë mallra.
Nga e premtja në 06:00 deri të dielën në mesnatë do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private dhe atyre të transportit ndërurban drejt Tiranës dhe Durrësit apo anasjelltas nga Tirana dhe Durrësi drejt zonave të tjera të vendit.
Nga e premtja në 06:00 deri të dielën në mesnatë do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private në tiranë dhe Durrës.
Nga e premtja në 06:00 deri të dielën në mesnatë do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private dhe urbanëve në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnjë, Fier dhe Vlorë.
Qarkullimi në këto territore do të jetë i hapur vetëm për autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që transportojnë mallra. /Gazeta Sinjali/