image Koronavirusi në Itali, rritet sërish numri i viktimave dhe të prekurve

Botë

Koronavirusi në Itali, rritet sërish numri i viktimave dhe të prekurve

news image

Pas disa ditëve pozitive, në Itali është rritur numri i të prekurve me koronavirus, dhe atyre që kanë humbur jetën.

Kështu, në 24 orët e fundit janë regjistruar 66 viktima dhe 333 të infektuar.

Me shifrat e sotme ka shkuar në 34 mijë e 514 numri i viktimave, dhe 238 mijë e 159 të infektuar.

Vijon ende i lartë numri i personave aktivë, me 123 mijë e 101.

Në spitale po kurohen 2 mijë e 867 pacientë, ku 168 prej tyre janë në repartet e terapisë intensive. /Gazeta Sinjali/