Autoritetet italiane kanë përditësuar të dhënat e fundit të përhapje së pandemisë së Covid 19 në vend, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 194 viktima dhe 1083 raste pozitive më shumë.
Numri i viktimave të shkaktuara nga Covid 19 në Itali ka arritur më 30 395 e numri i pacientëve të infektuar në 218 268.
24 orët e fundit kanë regjistruar një rritje të madhe të numrit të personave të shëruar nga koronavirus. Numri i tyre ka rritur sot më 103 031 dhe janë 4828 të shëruar më shumë se një ditë më parë.
Numri i personave aktual pozitiv me Covid 19 është 84 842.
Në rajonin e Lombaridë më i godituri nga koronavirusi sot janë shënuar 502 raste pozitive më shumë e 85 viktima
Në Itali janë kryer deri më sot 2 514 234 testime./Gazeta Sinjali/