image Koronavirusi mbërrin në Siri: Frikë e madhe për shpërthim katastrofal të pandemisë

Botë

Botë/ Koronavirusi mbërrin në Siri: Frikë e madhe për shpërthim katastrofal të pandemisë

news image

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se sistemi shëndetësor i këtij vendi mund të mos jetë i aftë që t’i kundërpërgjigjet koronavirusit derisa nis vendosja e karantinave.

Pas javësh të tëra të mohimeve nga zyrtarët në Damask të Sirisë, tashmë është konfirmuar rasti i parë me Covid-19, derisa po rritet frika për një shpërthim që mund të kishte pasoja katastrofale për vendin e shkatërruar nga lufta.

Pacientja ishte një 20 vjeçare që së fundi ishte kthyer nga Siria prej një vendi të huaj, dhe tashmë masat e duhura ishin marrë sipas ministrit të shëndetësisë, Nizar Yazijit.

Ky njoftim erdhi disa avë pasi regjimi refuzonte pretendimet nga opozita siriane se luftëtarët e mbështetur nga Irani dhe pelegrinët sheitë tashmë e kishin sjellur koronavirusin në Siri, dhe po ashtu raportet nga punëtorët shëndetësorë thonin se në kryeqytetë disa pacientë kishin pasur simptoma konsistente me Covid-19.

9 vjet luftime e kanë shkatërruar infrastrukturën e Sirisë, ekonominë dhe sistemin shëndetësor.

OBSh-ja vlerëson që “sistemi i brishtë shëndetësor i Sirisë mund të mos ketë kapacitetin për të detektuar dhe për t’iu përgjigjur” pandemisë./ Gazeta Sinjali/