Dy raste janë konfirmuar pozitive me koronavirus në Klinikën Infektive në QKUK.
Lajmin e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë të jashtëzakonshme për media.
“Dy raste kanë rezultuar pozitive. Pacientët e konfirmuar pozitiv gjenden të shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së dhe gjendja e tyre është stabile. Njëri nga të konfirmuar është shtetase italiane e moshës 20-vjeçare, kurse pacienti i dytë është kosovar i moshës 77-vjeçare”, ka thënë Vitia.
Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar rreth rastit…