Qeveria kineze ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me arsyetimin se kanë shkaktuar panik për vdekjet nga coronavirusi.
Sipas BBC, kjo akuzë ka ardhur si pasojë e vendimit të SHBA-së për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme, si dhe vendimin për ndalimin e shtetasve të huaj që kishin vizituar Kinën në dy javët e fundit.
Numri i të prekurve nga Coronavirusi ka shkuar deri në 17.000, ndërsa 361 kanë ndërruar jetë.
Jashtë vendit të Kinës, janë më shumë se 150 raste të konfirmuara, ndërsa një i vdekur është në Filipine.
Coronavirusi shkakton infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes dhe simptomat e para fillojnë me ethe, e ndjekur nga një kollë e thatë./Gazeta Sinjali/