Deputeti i grupit Misto, Claudio Pedrazzini, doli pozitiv në testin e koronavirusit. Pedrazzini, deputet nga Lodi, aktualisht është anëtari i parë pozitiv i parlamentit.
Deputetët që ulen afër Pedrazzinit janë informuar tashmë që të mund të marrin masat e nevojshme.
Ndërkohë, Dhoma ka njoftuar palët e interesuara se nuk do të jetë e mundur që ata të marrin pjesë në seancën e së mërkurës.
Pedrazzini e ka bërë të ditur se ai është mirë dhe ka “vetëm pak ethe”.
Pasi deputeti paralajmëroi Dhomën e Deputetëve në Montecitorio, Dhoma menjëherë kontaktoi autoritetet shëndetësore dhe në bazë të kritereve të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, u identifikuan personat që mund të kenë pasur “kontakt të ngushtë” me deputetin. /Gazeta Sinjali/