image Vdes nga koronavirusi një burrë nga Gjilani

Shëndetësi

Vdes nga koronavirusi një burrë nga Gjilani

news image

Një 70-vjeçar nga Livoqi i Epërm i Gjilanit ka vdekur sot, pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë betejës me koronavirusin, raporton Gazeta Sinjali

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.

“Humb betejen me #COVID19 edhe një qyetar nga Livoqi i Epërm i Gjilanit, Q.S. 1950, i testuar pozitiv me 24 korrik dhe i hospitalizuar ne Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes”, ka shkruar ai.

Haziri ka thënë se janë edhe 125 qytetarë nga Gjilani që po luftojnë me koronavirusin, derisa ka kërkuar nga qytetarët që ta rrisin kujdesin.

“Edhe 125 qytetarë po e vazhdojnë betejen për jetë normale. Ju lutem, rriteni kujdesin, mbajeni diatancën dhe zbatoni masat mbrojtëse kundër #COVID19!”, ka shkruar Haziri. /Gazeta Sinjali