image Koronavirusi i bllokoi vizitat turistike, Egjipti organizon turne virtual në vendet arkeologjike

Botë

Pandemia/ Koronavirusi i bllokoi vizitat turistike, Egjipti organizon turne virtual në vendet arkeologjike

news image

Ministria e Turizmit dhe Antikiteteve të Egjiptit ka nisur një seri videosh virtuale të muzeve dhe vendeve arkeologjike.

Masa vjen pasi përhapja e koronavirusit ka mbyllur qytete dhe ka detyruar vizitorët dhe turistët të qëndrojnë në shtëpi.

Udhëtimet janë të disponueshme në faqen zyrtare të Ministrisë dhe platformat e medieve sociale si Facebook, Instagram ose Twitter nën moton “Përjetoni Egjiptin nga shtëpia. Qëndroni në shtëpi. Qëndroni të sigurt”.

Ministria u shpreh në një deklaratë se të shtunën në orën 17:00 do të postojë turneun e dytë virtual. /Gazeta Sinjali/