Ministria e Turizmit dhe Antikiteteve të Egjiptit ka nisur një seri videosh virtuale të muzeve dhe vendeve arkeologjike.
Masa vjen pasi përhapja e koronavirusit ka mbyllur qytete dhe ka detyruar vizitorët dhe turistët të qëndrojnë në shtëpi.
Udhëtimet janë të disponueshme në faqen zyrtare të Ministrisë dhe platformat e medieve sociale si Facebook, Instagram ose Twitter nën moton “Përjetoni Egjiptin nga shtëpia. Qëndroni në shtëpi. Qëndroni të sigurt”.
Ministria u shpreh në një deklaratë se të shtunën në orën 17:00 do të postojë turneun e dytë virtual. /Gazeta Sinjali/