FIFA i ndalon të gjitha klubet e futbollit botëror që të lejojnë futbollistët e tyre të aktivizohen në ndeshjet ndërkombëtare, transmeton Ora News.
Duke patur parasysh rrezikun e infektimit me koronavirus dhe gjendjen e emergjencës të krijuar në shumë shtete të planetit, qeveria e futbollit botëror urdhëron që në interes të mbrojtjes së jetës së futbollistëve, të mos angazhohen me kombëtaret që përfaqësojnë.
Kujtojmë që FIFA u sugjeroi pak ditë më parë federatave të futbollit të çdo shteti të pezullojnë të gjitha ndeshjet ndërkombëtare për muajt mars-prill.