Një nga shkencëtaret kryesore të Kinës paralajmëron se koronavirusi është vetëm “maja e ajsbergur”, përsa i përket asaj që njerzit mund të përballen me shpërthime të ngjashme infektive.
“Nëse duam të parandalojmë një shpërthim tjetër të kësaj sëmundje infektive, duhet të mësojmë paraprakisht për këto viruse të panjohura të bartura nga kafshë të egra në natyrë dhe të japim paralajmërime të hershme,” është shprehur Shi Zhengli, një nga shkencëtaret kineze më të specializuara në transmetimet virale nga lakuriqët e natës.
“Nëse ne nuk i studiojmë [viruset], ka të ngjarë të ketë një shpërthim tjetër,” paralajmëroi Shi, e cila u quajt “grua lakuriq” nga shtypi për shkak të hulumtimeve të saj që përfshijnë gjitarët.
Laboratori Wuhan, ku Shi është zv / drejtoreshë është dyshuar se ka lëshuar aksidentalisht virusin te njerëzit.
Shi ka mohuar që laboratori i saj të ketë lidhje me pandeminë, duke thënë se llojet që ajo ka qenë duke studiuar janë të ndryshme./Gazeta Sinjali/