image Koronavirusi do të shkaktojë rënien e të ardhurave më të rëndin e këtij shekulli

Botë

Pandemia/ Koronavirusi do të shkaktojë rënien e të ardhurave më të rëndin e këtij shekulli

news image

Pandemia e koronavirusit do të shkaktojë recesionin më të rëndë në gati një shekull, tha kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Kristalina Georgieva tha se se shumica e vendeve, pavarësisht nga të ardhurat e tyre, do të përballen me një rënie të të ardhurave.

“Në fakt, ne parashikojmë recesionin më të rëndë të këtij shekulli ” tha ajo.

Një rikuperim i pjesshëm vitin e ardhshëm është i mundur, shpjegoi Georgieva, por vetëm nëse virusi do të marrë fund këto muaj.

Fjalimi i saj vjen përpara takimeve të pranverës së javës së ardhshme për FMN dhe Bankën Botërore, të cilat do të mbahen në internet për shkak të shpërthimit të pandemisë./ Gazeta Sinjali/