image Sinoptikanët: I nxehti i këtij muaji, si ai i para një shekulli

Moti/ Sinoptikanët: I nxehti i këtij muaji, si ai i para një shekulli

news image

Ndonëse jemi në fund të tetorit, duket sikur temperaturat verore nuk po “hapin rrugë”. Edhe pse orët e para janë të freskëta, mesdita sjell temperatura 28-29 gradë, aspak të zakonshme për periudhën ku ndodhemi.

Sipas Meteoballkan, sinoptikanët kanë bërë një krahasim të këtij fakti me atë të thuajse një shekulli më parë.

Nga arkivat rezulton se në vitin 1939 shihet një ngjashmëri me gjendjen sinoptike me tetorin e këtij viti. Madje, në atë kohë ishte edhe më nxehtë dhe temperatura maksimale kishte arritur deri në 33 gradë C, por vala e nxehtësisë ishte më e shkurtër, shoqëruar edhe me reshje shiu, ndryshe nga
viti aktual.

Megjithatë, në atë vit, rezultoi që dimri i 1940-ës ishte mjaft i ashpër, ndërsa mbetet për ta parë se si do të jetë edhe dimri i 2020-ës.3