image Koreografia e Dardanëve: Mëmëdheu qan për trima e burra, por jo për qyqarë e tradhtarë

Futboll

Koreografia e Dardanëve: Mëmëdheu qan për trima e burra, por jo për qyqarë e tradhtarë

news image

Është duke u zhvilluar ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”, e cila është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri.”

Deri më tani Zvicra me golin e lojtarit Remo Freuler është në epërsi me rezultat prej 0:1.

Ndërsa, pak para kësaj ndeshje tifogrupi i Kosovës, “Dardanët” kanë shpalosur një koreografi para ndeshjes.

“Mëmëdheu qan për trima e burra, por jo për qyqarë e tradhtarë” – shkruhej në mesazhin afër koreografisë.

“Dardanët” po paraqiten me fanellat e kaltërta, ndërsa mysafirët me fanellat e bardha.

/GazetaSinjaliSport/