image Korenica shprehet i lumtur për debutimin dhe pikën e fituar ndaj Zvicrës

Futboll

Korenica shprehet i lumtur për debutimin dhe pikën e fituar ndaj Zvicrës

news image

Kosova ka arritur një barazim të madh ndaj Zvicrës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 2:2.

Meriton Korenica, futbollisti që debutoi sonte zyrtarisht me Kosovën, pas ndeshjes u shpreh i lumtur.

“Jam njeriu më i lumtur për debutimin. Ishte kënaqësi e veçantë. Shpresoj të vazhdojmë sa më mirë. Ishte pak e vështirë para gjithë këtyre tifozëve”, tha anëtari i ri i Manisas, i cili ishte asistues te goli i dytë sonte.

“Jam i lumtur për barazimin në fund. Ndoshta e morëm një pikë shumë të madhe. Shpresoj që në ndeshjet tjera të marrim tri pikë. Shpresoj të jetë fitorja e radhës në Rumani”, shtoi Korenica.

/GazetaSinjaliSport/