image Koreja Veriore konfirmon se e ka në mbajtje ushtarin amerikan

Botë

Koreja Veriore konfirmon se e ka në mbajtje ushtarin amerikan

news image

Koreja Veriore ka konfirmuar se e ka në mbajtje ushtarin amerikan Travis King, teksa është përgjigjur për herë të parë ndaj kërkesave për vendndodhjen e tij.

Lajmin e ka konfirmuar Komanda e Kombeve të Bashkuara, e cila mbikëqyr Zonën e Çmilitarizuar në mes të Koresë Veriore dhe asaj Jugore.

Ushtari amerikan, 23-vjeçar e ka kaluar kufirin mes dy Koreve më 18 korrik, sa ka qenë në një udhëtim me përcjellës.

Komanda e OKB-së ka refuzuar të japë më shumë hollësi për përgjigjen e verikoreanëve “në mënyrë që të mos ndërhyjë në përpjekjet për ta dërguar personin në shtëpi”.

Megjithatë, përgjigja lë të kuptohet se Pheniani mund të jetë i gatshëm t’i nisë negociatat.

Verikoreanët e kanë pranuar më parë kërkesën për informacion, por kjo është hera e parë që përgjigjen.

Para se të kalonte kufirin, Travis King ka qenë dy muaj në burg në Korenë Jugore, pas akuzave për sulm.

Ai është liruar më 10 korrik, dhe planet kanë qenë që ai të niset në SHBA për t’u përballur me procedura disiplinore, mirëpo ka arritur të largohet nga aeroporti dhe t’i bashkohet udhëtimit me përcjellës.

King është specialist zbulimi, i cili ka qenë në ushtrinë amerikane prej janarit të vitit 2021, ndërsa në Korenë Jugore ka shkuar në kuadër të një rotacioni.

/GazetaSinjali/