image Koreja e Veriut, thirrje rinisë që të flasë në gjuhën standarde: Ose kjo ose burgu e ekzekutimi

Botë

Koreja e Veriut, thirrje rinisë që të flasë në gjuhën standarde: Ose kjo ose burgu e ekzekutimi

news image

Mediat shtetërore koreane-veriore i kanë bërë thirrje të rinjve që të mos përdorin zhargonin nga Koreja e Jugut duke iu thënë që të flasin në gjuhën standarde koreane-veriore.

Po ashtu ka pasur paralajmërime të reja në gazetat zyrtare të Koresë së Veriut kundër adoptimit të veshjeve, stilit të flokëve dhe muzikës nga Koreja e Jugut.

Kjo është pjesë e një ligji të ri që kërkon të heq qafe çfarë influence të huaj përmes ndëshkimeve të rënda, raporton BBC, përcjell Gazeta Sinjali.

Ata që zbulohen se kanë shkelur ligjin do të përballen me burgosje ose edhe me ekzekutim.

Rodong Sinmun, gazeta qeveritare, paralajmëroi rininë për rreziqet e kulturës pop të Koresë së jugut.

Penetrimi kulturor dhe ideologjik nën tabelat e shumëngjyrshme të borgjezisë është edhe më i rrezikshëm se sa armiqtë që kapin armët,” thuhet aty. /GazetaSinjali/