image Koreja e Jugut kërkon fleksibilitet nga SHBA-ja rreth sanksioneve ndaj Koresë së Veriut

Botë

Koreja e Jugut kërkon fleksibilitet nga SHBA-ja rreth sanksioneve ndaj Koresë së Veriut

news image

Koreja e Veriut po konsideron se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të zbatojnë në mënyrë fleksibile sanksionet që synojnë të frenojnë programet bërthamore të Koresë së Veriut, për të ringjallur bisedimet rreth denuklearizimit, transmeton Gazeta Sinjali.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe ish-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishin rënë dakord të punojnë drejt denuklearizimit të gadishullit korean në samitin e tyre të parë në 2018, por samiti i dytë dhe bisedimet pasuese dështuan.

Edhe pse administrata Biden ende nuk ka shprehur qëndrimet për këtë çështje, nga Seuli ka shprehë se SHBA-ja do t’i rinisë bisedimet me ta.

“Nëse do të flisnim për sanksione shtesë, është koha të rishikojmë se çfarë arritjesh kanë sjellë sanksionet deri më tani. Forcimi i saj mund të mos jetë gjithçka”, tha Lee In-young, ministri i unifikimit të Koresë së Jugut në një konferencë shtypi.

Javën e kaluar, Kryeministri Chung Sye-kyun i tha Reuters se Pyongyang dhe Uashingtoni duhet të arrijnë një marrëveshje fillestare duke përfshirë ndaljen e aktivitetit bërthamor të Koresë Veriut në këmbim të lehtësimeve të sanksioneve. /Gazeta Sinjali/