image Korab Gashi, vëllai i të vrarit Dukagjin Gashi, në arrati - Policia 'blindon' Arbërinë

Siguri

Korab Gashi, vëllai i të vrarit Dukagjin Gashi, në arrati – Policia ‘blindon’ Arbërinë

news image

Grabitja e armatosur në argjendarinë “Diakos” që tronditi javën e kaluar suharekasit ishte planifikuar si në filma nga grupi prej katër personave, të cilët mbushën çantat me ari në vlerë të 250 mijë eurove dhe u zhdukën. Sot njëri nga ta dyshohet se ka mbetur i vdekur në një përballje me Policinë, gjatë një operacion policor për kapjen e të dyshuarve për grabitjen e armatosur të argjendarisë në Suharekë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se grabitësi i dyshuar që mbeti i vrarë është, Dukagjin Gashi.

Sipas burimeve, gjatë aksionit në lagjen Arbëria në Prishtinë, ka mbetur i plagosur edhe një zyrtar policor.

Nuk dihet ende nëse plagët që mori janë nga arma, apo gjatë konfrontimit me të dyshuarin, tashmë i vrarë.

Në k♪7të aksion Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për rastin. Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për emrat e tyre, njëri është Bujar Basha dhe Leotrim Cakolli.

Ndërkaq, Korab Gashi, vëllai i të vrarit Dukagjin Gashi, është arratisur.

https://sinjali.com/aksioni-per-grabitjen-ne-diakos-ky-eshte-i-dyshuari-qe-u-arratis-vella-me-grabitesin-e-vrare/

I arratisuri dyshohet se mund fshehur në lagjen Arbëria.

Si pasojë e këtyre dyshimeve, policia ka rrethuar lagjen dhe po kontrollon secilën veturë që kalon brenda saj.

/GazetaSinjali/