Pas konfirmimit të 129 rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë, duket se janë shtuar edhe inspektimet nëpër markete e vende të tjera publike.
Sinjalizuesit kanë dërguar fotografi nga rruga B në Prishtinë, ku aktualisht nuk po lejohen të hyjnë në markete ata konsumatorë që nuk i kanë me vete maskat mbrojtëse.
Në vendngjarje po qëndrojnë inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë.
Në rrugën B në Prishtinë çdo ditë ka fluks të madh të qytetarëve, kjo pjesë e kryeqytetit njihet edhe për jetën e natës. /Gazeta Sinjali/