Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se kontrabandonte mallra nga Maqedonia e Veriut, raporton Gazeta Sinjali.
Ai u arrestua mbrëmë rreth orës 19:30 në fshatin Dëbëllde të Vitisë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, i arrestuari dyshohet se kishte futur në mënyrë ilegale 70 bidonë 15.5 litërsh me vaj motorik nga Maqedonia e Veriut.
Policia njofton se me vendim të prokurorit vaji motorik dhe automjeti me të cilin i dyshuari po e bartte mallin janë konfiskuar.
“Fsh. Dëbëllde 31.10.2020 – 19:30. Raportohet se njësitet policore kanë ndalur një automjet me targa vendore që e drejtonte i dyshuari mashkull Kos. dhe pas kontrollit është vërejtur se në automjet janë 70 bidon 12.5 litërsh me vaj motorik të cilët nga Maqedonia Veriore i ka futur në Republikën e Kosovës përmes rrugëve dytësore duke iu shmangur kontrollit të rregullt kufitar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili urdhëron që automjeti dhe vaji të konfiskohen. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Sinjali/