image Kontrabandisti nga Peja në krah të Ramush e Daut Haradinajt (FOTO)

Drejtësi

Kontrabandisti nga Peja në krah të Ramush e Daut Haradinajt (FOTO)

news image

Jeton Buquku, pronari i kompanisë për përpunimin e mishit “BUQUKU”, i dyshuar për kontrabandë, i cili u arrestua gjatë mega-aksionit “Karaçeva”, më 1 tetor të këtij viti, është parë sot në krah të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe vëllait të këtij të fundit, Daut Haradinajt, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka arritur që të sigurojë një fotografi të Ramush Haradinajt dhe të Jeton Buqukut, të realizuar sot në Jabllanicë të Gjakovës.


FOTO: Ramush Haradinaj dhe Jeton Buquku

Buquku shihet edhe në një fotografi tjetër të publikuar sot në Facebook nga kreu i AAK-së. Kësaj radhe ai është në krah të shefit të Grupit Parlamentar të kësaj partie, Daut Haradinajt.

FOTO e publikuar nga Ramush Haradinaj: Jeton Buquku dhe Daut Haradinaj janë të parët nga ana e majtë e fotografisë

Buquku kishte qëndruar një muaj në paraburgim, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “kontrabandë”.

Gazeta Sinjali mëson se ai është liruar në raundin e dytë, bashkë me të gjithë pronarët e tjerë të mishtoreve, të cilët u arrestuan gjatë mega-aksionit “Karaçeva” në Pejë, pasi që kanë bërë marrëveshje me Prokurorinë Themelore në Gjilan për pranimin e fajësisë.

FOTO: Jeton Buquku, pronari i kompanisë për përpunimin e mishit “BUQUKU”

Gazeta Sinjali pati raportuar se që nga muaji dhjetor 2019 e në vazhdimësi Buquku në cilësinë e personit përgjegjës në biznesin “BUQUKU” në Pejë, me qëllim të shitjes, dyshohet se ka prodhuar artikuj ushqimorë, gjegjësisht prodhime mishi, pa u bërë kontrolli i nevojshëm, nga gjedhet e kontrabanduara në fshatin Karaçevë të Kamenicës./Gazeta Sinjali/